×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Hajni tenton të vjedhë dyqanin, i bie shitëses me çekiç

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 21:55

    Një person ka tentuar të vjedhë një pikë shitjeje, por ka hasur rezistencë nga shitësja.


    Personi që ka tentuar grabitjen e ka qëlluar me sende të forta shitësen (çekiç) dhe më pas është larguar. Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se policia është vënë në kërkim të tij.

    Shitësja, sipas burimeve jo zyrtare ka mbetur e plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se autori i ngjarjes të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose të lëndëve narkotike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!