Hakmarrja “fut” në dhe 3 vëllezër në Shkodër. Prek Tonaj që u vra sonte është i treti, ndërsa 2 vëllezërit e tij janë vrarë para vitit 2005.
Prek Tonaj ka lënë pas vetës 4 fëmijë.
Policia shqiptare njoftoi se bën me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali ndërkohë që në vendngjarja ndodhet policia dhe grupi hetimor.
“Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.”- njofton policia.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.