Në 15 mijë metra katrorë, rrëzë kodrave të Korçës është ndërtuar parku i parë japonez në Shqipëri. Një hapësirë e gjelbër e konceptuar me pasqyra uji, ura, bimësi nga vendi i largët aziatik dhe detajeve të tjera tipike.
Përveçse një vend për të pushuar, parku synon të kthehet edhe në një atraksion në qytetin juglindor
“Kanë filluar të bëhen shumë parqe, ka plot të tjera për të bërë. Jemi shumë të lumtur që në çdo cep ka filluar të rregullohet Korça”, ka thënë një Banore.
Për inaugurimin ishte zgjedhur dita e kulturës Japoneze, ku përfaqësuesi i Tokios në vendin tonë premtoi se mbështetja do të vijojë
“Ky është parku i parë japonez në Shqipëri. Shpresoj që qytetarët të ndjejnë këtu pak Japoni teksa do pushojnë në këtë hapësirë. Siguria e qytetarëve do jetë projekti jonë i radhës në qytetin e Korçës”, ka thënë Makoto Ito.
Kryebashkiaku Sotiraq Filo theksoi se hapësirat e gjelbra e kanë shndërruar Korçën në qytet model.
“Në rast se kjo eksperiencë do dalë me sukses ashtu sikundër unë besoj shumë do të kemi mundësinë ta shtrijmë edhe në zona të tjera të qytetit të Korçës”, ka thënë Sotiraq Filo.
Falë këtij projekti, 27 “kopshte komunitare” shërbejnë si hapësira funksionale për banorët e Korçës, të cilët duan të merren me kopshtari dhe kultivimin e prodhimeve të ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.