Situata në spitalin e Krujës vijon të jetë shqetësuese pasi të tjerë pacientë janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore.
Sikurse u bë me dije edhe gjatë ditës së djeshme qytetarët janë paraqitur në Spitalin e Krujës me simptoma të helmimit.
Sipas neës 24 deri tani në spital janë paraqitur për të marrë mjekim rreth 320 persona. Pacientët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë.
Ndërkohë ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura. Policia e Krujës ka ngritur një grup pune për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut të ngjarjes. Gjithashtu për situatën është vënë ne djeni edhe AKU.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.