Në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, aty ku u helmuan 42 nxënës shkoi sot edhe ministrja e Arsimit besa Shahini.
Ajo u shpreh se kjo situatë është e patolerueshme dhe se duhen marrë masa për personin përgjegjës.
“Kjo ka lidhje me një pajisje te përdorur nga nxënësit, edhe herën e parë edhe tani. Herën e parë e pamë si pakujdesi nga nxënësit që kanë dashur të bëjnë një sherr në shkollë. Por kjo tani është e patolerueshme, do marrim masat e nevojshme, policia dhe prokuroria kanë parë rastin, do gjejnë ata që e bënë , do shohim kamerat dhe çdo gjë tjetër.
Do marrim masa që mos të përsëritet më. Është e papranueshme. Shkolla do të marrë masa ndaj nxënësve, për më tepër do flasë policia. Do kemi më shumë oficerë policie dhe më shumë kamera në shkollë”, tha Shahini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.