×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Helmohen 35 qytetarë në Krujë, shkak dyshohet uji

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 18:11

    35 persona me simptoma helmimi janë paraqitur këtë të hënë në spitalin e Krujës, ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    Policia e Krujë njofton se ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

    “Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

    Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!