Pas vrasje së nënkomisarit Saimir Hoxha, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) po heton në drejtim administrativ dhe penal për të verifikuar të gjitha procedurat që janë ndjekur në raport me manualet që duhet të ndjekë policia kur merr një aksion anti-kanabis.
Burime bëjnë me dije, se hetimi po kryhet nga SHÇBA në Ministrinë e Brendshme dhe jo nga ajo e Lezhës pasi edhe kjo e fundit është pjesë e verifikimit, duke qenë se nënkomisari ishte me shërbim në Lezhë.
SHÇBA po heton nëse pa pasur urdhër pune dhe më gjerë. Ndërsa në drejtimin penal po hetohet edhe mundësia e përplasjes së mundshme të efektivëve të policisë pranë makinës ku ndodhi ngjarja si dhe nëse ka pasur tejkalim kompetencash në përdorimin e armës, lëvizjet dhe paralajmërimet.
Pjesë e hetimit është edhe operacioni i RENEA-s për kapjen e Aldi Ramës, ku do të verifikohet nëse ka pasur thirrje me megafon për t’i kërkuar të dorëzohet Po ashtu, në fokus të hetimit është edhe pajisja ose jo me jelekë anti-plumb të efektivëve dhe verifikim i efektivit Saimir Hoxha nëse ishte ose jo në orar zyrtar të punës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.