Ne udhëtuam në fshatin Krushovë, ku përveç parajsës natyrore mban në “djepin” e tij edhe historinë e një 90-vjeçari.
Ai nuk i la djemtë e tij të largohen nga fshati.
“Nuk dua të ikin. Të gjithë e braktisën, ikën, toka nuk është e keqe. Ca ikën në Greqi, ca në Itali në të gjitha anët”, thotë Naim Bacelli, banorë në Krushovë.
Në Krushovë gjatë gjithë vitit banojnë dy vëllezër nën një çati që nga viti 2000.
“Kam mbi 50 vjet që jetoj në fshat, këtu kam lindur dhe jam rritur. Unë doja të largohesha por dëgjova babain dhe ndenja se ai nuk donte të ikja. Dikur fshati ka patur jetë artistike por ka patur edhe vështirësi”, tregon Besnik Bacelli, banor në këtë fshat.
“Jeta më parë ishte gazmore, shkëmbenim vizita me njëri tjetrin ndërsa tani është një vend i shkretë”, tregon Kastriot Bacelli, banor në këtë fshat.
https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/474158613178643/
Fshati është rrënuar pothuajse i tëri. Këtu nuk ka institucione shtetërore që të ofrojnë shërbime.
Nëse anëtarët e kësaj familje do të sëmureshin, për të mbërritur në qendrën shëndetësore në Voskopojë, do të ecnin në këmbë më shumë se 7 kilometra.
Por ajo që i mundon më shumë këta banor është vdekja nga vetmia.
“Ndihemi shumë të vetmuar. Kur ka festa nuk i ndjejmë farë, ja vetëm me gruan”, tregon Kastriot Bacelli, banor në këtë fshat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.