Teksa vijon numërimi në Shkodër, kandidati Benet Beci i cili është rreth 10 mijë vota para Bardh Spahisë ka dhënë një deklaratë për mediat ku dhe ka shpallur fitoren në këtë bashki.
Beci falenderoi qytetarët për besimin ndërsa theksoi se është ditë e rëndësishme për Shkodrë.
Ndër të tjera ai u premtoi qytetarëve, se do të filloj të vendos në zbatim të gjithë, premtimet që ka dhënë.
“Faleminderit për besimin. është ditë e rëndësishme për Shkodrën. Do fillojmë menjëherë punën në Shkodër, ato që kemi thënë do fillojmë t’i zbatojmë shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve, vazhdoni punën dhe mbylleni procesin ashtu siç e keni nsiur”- tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.