Holanda duket se ka ndryshuar qëndrim lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian.
Mediat holandeze raportojnë ditën e sotme se Parlamenti i Holandës mbështet nisjen e bisedimeve, duke cituar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”.
Sipas disa prej politikanëve, që kanë qenë kundër integrimit të Shqipërisë, tashmë “Është bërë përparim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit”, raportojnë mediet holandeze.
Duket se pas këtij qëndrimi pozitiv të shprehur nga qeveria holandeze, duke marrë parasysh edhe deklaratat e kryediplomatëve të vendeve si Gjermania, Austria dhe Italia, duket se Shqipërisë do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 Qershorit të Këshillit Europian për çeljen e kuadrit negociues, që do të pasojë konferencën e parë ndërqeveritare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.