Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakastër ku një grua është rrëmbyer nga disa grabitës dhe më pas është vrarë.
Ngjarja ka ndodhur më datë 5 janar, dy ditë më parë, në fshatin Gjerbës ndërsa lajmi bëhet i ditur sot.
Deri më tani janë shoqëruar tre persona të cilët po merren në pyetje, ndërsa viktima është identifikuar si Drita Saliu.
Mësohet se autorët e ngjarjes kishin shkuar për të grabitur banesën e viktimës, por janë pikasur nga kjo e fundit.
Ata e kanë marrë gruan peng, pasi kjo e fundit ka bërë rezistencë e më pas e kanë vrarë. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.