Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Fushë Krujë, ku mësohet se një person ka humbur jetë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”.
Viktima bëhet me dije se është Mark Lleshi.
Burime për Top Channel bëjnë me dije detaje tronditëse. Makina që ka aksidentuar këmbësorin është larguar dhe për shkak të errësirës makinat e tjera që kanë kaluar e kanë shtypur trupin e të ndjerit.
Njoftimi i Policisë
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, është aksidentuar nga një mjet , shtetasi këmbësor M.Ll. rreth 55 vjeç, banues në Kurbin i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.