Inxhinieri i njohur i pyjeve Ferdin Liçaj është ndarë nga jeta si pasojë e covid19.
Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes disa postimeve në rrjetet sociale.
“Te nderuar miq, sot u nda nga jeta njeriu tim i dashur Ferdin Liçaj. Ai nuk mundi ti mbijetoj virusit te tmerrshem qe e preku perpara disa ditesh. Lajmi i largimit te tij nga kjo jete me ka shokuar dhe me ka shkaketuar nje boshllek te madh shpirteror. Ferdini ishte model i njeriut, i ditur, i edukuar, i dashur dhe teper njerzor. Ai ishte nje ekspert i talentuar dhe me aftesi te rralla ne fushen e mjedisit dhe te pyjeve.
Projektet e tij te shumta ne kete fushe jane modele teper profesionale dhe te punuara me pasion e talent te veçant. Une kam pasur lidhje te ngushta me Ferdinin jo vetem si i aferm i tij por, e kisha edhe si model te intelektualit dhe eruditit me dije te shumeaneshme. Sa shume kam mesuar nga Ferdini dhe sa shume do te me mungoje. Lutem qe shpirti i tij te gjej prehje ne paqen e perjeteshme. Zoti u kujdeste per kete shpirt te bukur dhe i rezervofte vendin e merituar ne parajse. Lamtumire i dashuri tim Ferdin”, shkruan Xhafer Meçe një nga miqtë e inxhinierit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.