×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humb jetën në mes të rrugës taksisti në Tiranë, dyshimet e para

    Reporteri
    20 Prill 2023 | 17:59

    Një 61 vjeçar ka vdekur teksa drejtonte mjetin tip taksi. Policia njofton se 61 vjeçari ka humbur ndjenjat teksa po drejtonte mjetin tip taksi.

    Dyshohet se ai humbi jetën nga shkaqe natyrale.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!