×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humb jetën në vendin e punës 32 vjeçari në Tiranë

    Reporteri
    07 Mars 2023 | 15:30

    Nje punëtor ka humbur jetën në ambientet e jashtme të një qendre tregtare në Tiranë.

    Bëhet me dije se 32-vjeçari u rrëzua nga një mjet pune tip pirun dhe u shtyp për vdekje nga një tjetër mjet pirun që drejtohej nga kolegu 61-vjeçar.

    I riu ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në spitalin e Traumës, ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin e kolegut të tij.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    “Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.

    Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale”, njofton policia e Tiranës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!