×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humb jetën tragjikisht në një aksident 34-vjeçarja shqiptare në Itali

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 13:39

    Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat vendase raportojnë se viktima është Fatma Core.


    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Poggio Rusco, mësohet se 34-vjeçarja po udhëtonte me një furgon, i cili ka ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

    Përplasja ka rezultuar fatale për të renë shqiptare, e cila ishte ukur në sedijen e pasagjerit.

    Furgoni drejtohej nga një 67 vjeçar, i cili humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Në vendin e ngjarjes mbërriti helikopteri, por për Fatmën ishte tepër vonë.

    Miqtë dhe të afërmit kanë shprehur dhimbjen në rrjetet sociale për humbjen e 34-vjeçares. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!