Një situatë e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Kjo pasi një fëmijë vetëm 3 vjeç ka humbur dhe nuk është mundur të gjendet. Prindërit e fëmijës janë të huaj, nga Maqedonia e Veriut.
Ata kanë ardhur në qytetin e Durrësit për pushimin e fundjavës. Apeli në fjalë ka ardhur në redaksinë e Jeta Osh Qejf.
“Prsh joq, është urgjente, ka humbur ky fëmijë në zonën e shkëmbit të Kavajës. Prindërit janë të huaj, nuk dinë ku të drejtohen. Fëmija është tre vjeç. Flm nëse e postoni”.
Deri në këto momente nuk ka asnjë të dhënë për fëmijën e humbur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.