Tërmeti i së martës që tronditi Shqipëri mori jetët edhe të njerëzve të afërt të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Në këtë tërmet shkatërrues u raportua se humbi jetën edhe e fejuara e djalit të Ramës, Gregorit.
Vetë Gregor Rama kishte shkruar se “mes shumë viktimave të kësaj tragjedie është edhe njeriu i tij i afërt, së bashku me vëllain e saj, nënën dhe babain”.
Vetë kryeministri Rama nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa është pyetur për dedikimin që bëri i biri, Gregu, i cili shkruante se ka humbur një njeri të afërt nga tërmeti.
Mirëpo, kjo nuk është tragjedia e vetme që e ka goditur djalin e Ramës, Gregorin, shkruan Reporteri.net.
Ai në të kaluarën kishte qenë i prekur nga sëmundja e kancerit. Vetë Rama vite më parë kishte folur për kohën e vështirë që ka kaluar gjatë periudhës sa i biri i tij po luftonte me këtë sëmundje.
Gregor Rama arriti ta kalojë sëmundjen e tij dhe aktualisht gëzon shëndet të mirë.
Kujtomë se nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri kanë humbur jetën 51 njerëz, mbi 700 të tjerë janë lënduar dhe shumë objekte kanë mbetur të shkatërruara. /Reporteri.net