Këtë të hënë, kryeministri Rama ka prezantuar në ERTV një grafik ku sipas tij projektohej numri i të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi, nëse qeveria nuk do të kishte marrë masat shtrënguese në kohën e duhur.
Sipas tij në Shqipëri do të kishte sot rreth 3 mijë të infektuar dhe të paktën 286 viktima.
“Sot do të kishim 3008 të infektuar me projeksonin maksimal, në atë mesatar do të ishim 600, sot kemi më pak. Ky është rezultat i masave. Nëse nuk d t’i kishim marrë do kishim 286 të vdekur, me projeksonin mesatar 40”, tha Rama.
Por teksa shpjegonte letrën e nxjerrë përpara kamerës së ERTV-së, Ramës i shpëton një lapsus duke thënë se deri tani kemi vetëm 51 viktima, kur në fakt në kohën kur kryeministri po fliste, kishte 21 të vdekur nga koronavirusi. (Viktima e 22-të u regjistrua sot, disa orë pas deklaratës së Ramës).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.