×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Hyri për të vjedhur pula, shqiptari vritet nga i zoti i shtëpisë

    Reporteri
    04 Mars 2023 | 20:15

    Një person ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra pas një sherri me pronarin e shtëpisë ku kishte hyrë për të vjedhur pula.

    Sipas Policisë, Lefter Brisku, në datën 26.02.2023, gjatë natës ka hyrë në shtëpinë e Bjorsi Shusharit, për të vjedhur. Por pasi është pikasur nga pronari i shtëpisë, është konfliktuar me të.

    Gjatë konfliktit ai mbeti i dëmtuar dhe u dërgua në spital, por si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në spital këtë të shtunë.

    Policia njoftoi se për këtë ka arrestuar 22-vjeçarin Shurashi, banues në Kuçovë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!