Një 51-vjeçar, i identifikuar si Fehmi Meziu, i dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni, është arrestuar nga policia e Dibrës.
Operacioni u zhvillua nga FAST Albania, në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Dibrës dhe me Interpol Tiranën.
Autoritet ligjzbatuese shqiptare po vijojnë punën për ekstradimin e 51-vjeçarit me qëllim vuajtjen e dënimit në shtetin italian.
“Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, të mbështetura dhe nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rezultati”, i zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të të cilit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Fehmi Meziu (Mëziu), 51 vjeç, banues në Dibër. Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë”, njofton policia e Dibrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.