×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I dënuar në Itali me 11 vite burg, kapet në Kurbin 43-vjeçari

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 18:01

    Një 43-vjeçar nga Kurbini është arrestuar për llogari të autoriteteve italiane.


    Policia thotë se në pranga u vu shtetasi Fred Gjonaj, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

    “Gjykata në Forli / Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim , për veprat penale”Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje” parashikuar nga Kodi Penal Italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!