Para disa ditësh Shqipëria u goditë nga një tërmet i fuqishëm, me përmasa shkatrrimtare, ku si pasojë la të vdekur 52 persona ndërsa dhjetra të lënduar.
Nga kjo ngjarje dhe nga frika mbetën të pastrehë shumë familje, mirëpo në ndihmë ju doli Kosova, ku strehoi shumë familje por dërgoi edhe ndihma humanitare drejt personave të prekur nga tërmeti, shkruan Reporteri.net.
Por, në këso rastesh këto ndihma keqpërdoren nga persona të caktuar, njejt siç ndodhi edhe në Shqipëri ku shumë persona hapën llogari dhe u munduan që të marrin para nga fondet e dërguara nga qytetarët e Kosovës.
Por, përveç fondeve, kosovarët dërguan edhe rroba e gjëra ushqimore, ku as këtu nuk munguan keqpërdorimet.
E tillë është kjo video, ku shihen disa persona të cilët hapin kutitë dhe marrin rrobat e nevojtarëve, për t’i shitur apo për ti përdorur për vete.
Kujtojmë që para disa dite është zbuluar edhe një polic nga Shqipëria duke vjedhur rroba e ndihmat humanitare të ardhura nga Kosova, e duke i dërguar kështu në shtëpi.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.