Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 34-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për vjedhje.
Në prangat e policisë ra shtetasi G. N., banues në Rubik, Rrëshen me qëllim ekstradimin në Itali.
“Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë konstatuar se shtetasi G.N, rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata Bergamo/Itali, kishte lëshuar urdhër arresti datë 20.06.2019. për veprën penale ‘Vjedhje’,”raporton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.