×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I mbajtën në vëzhgim, policia: Si e kapëm efektivin e RENEA-s me kokainë

    Reporteri
    14 Maj 2021 | 20:42

    Policia e Tiranës ka dhënë informacionin zyrtar mbi arrestimin e efektivit Xhulio Liçi me 1 kg kokainë.


    Deklarata e policisë

    Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “BARON”

    Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

    Sekuestrohet 1 kilogramnë e 88 gramë lëndë narkotike Kokainë.

    Vihen në pranga tre persona.

    Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve Specialistët e Seksionit për Hetimin e narkotikëve në DVP Tiranë , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “BARON”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

    L.G, 43 vjeç, banues në Vorë, XH.L, 28 vjeç (punonjës policie) banues në Fier dhe D.N, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

    Mbi bazën e informacioneve të marra nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë se shtetasit D.M dhe L.G, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës ,si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim.

    Në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit , shtetasi XH.L dhe D.N, janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin L.G, me një pako lëndë narkotike Kokainë.

    Në cilësinë e provës materiale u sekeustrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

    Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!