Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. ABC mëson se Enea Zylfullari 30 vjeç është qëlluar disa herë me thikë duke marrë plagë të rënda. Ngjarja, sipas të dhënave paraprake ka ndodhur pas një konflikti të çastit pranë ish-Gjykatës së Elbasanit.
Ndërkohë policia e Elbasanit falë ndërhyrjes së shpejtë ka arrestuar autorin e kësaj plagosje, i cili është një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet E.P.
Ndërkohë policia po heton për të zbardhur të plota shkaqet e sherrit që çoi më pas në plagosjen e 30-vjeçarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.