×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I riu shqiptar del i qetë para gjykatës pasi e vrau kushëririn dhe tentoi ta digjte

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 10:53

    Gjykata e Korçës ka dhënë masën “arrest me burg” për 18-vjeçarin Devis Hoti, pasi ky i fundit ka vrarë kushëririn e tij me mjet prerës dhe më pas ka tentuar ta djegë.


    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ku Flamur Duçi u gjet i pajetë jashtë biznesit të tij nga banorët e fshatit Mborje.

    Pas hetimeve u zbulua se ai ishte konfliktuar me 18-vjeçarin Hoti në ambientet e brendshme të dyqanit të tij, ndërsa ky i fundit ka gjetur një thikë te banaku dhe ka reaguar, duke e qëlluar në trup disa herë Flamur Duçin e më pas është tentuar t’i vihej flaka, duke i shkaktuar djegie në pjesën e kokës.

    Burime bëjnë të ditur se shkak i këtij konflikti midis dy kushërinjve të ketë qenë një femër, por mbas arrestimit të 18-vjeçarit ka folur edhe babai i tij, duke mohuar akuzat dhe duke thënë se mes tyre nuk kishte asnjë konflikt dhe se djali i tij në orën e krimit ishte në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!