Një qytetar ka konstatuar në ambientin e jashtëm të banesës një pako, ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.
Fatmirësisht, lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa ka qenë ai që ka njoftuar policinë pasi ka parë pakon në oborr.
Sipas news 24, i është vënë tritol në banesë, Alfred Vogës, drejtor i sigurimeve shoqërore në Krujë dhe ish-drejtor i Aluzinit.
“Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.