×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ia ngacmoi vajzat në fshat, shqiptari del dhe e vret me kallashnikov 25 vjeçarin

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 11:42

    Personi që shihni në foton e mëposhtme është Emiljano Ndou, 25 vjeçari që mbeti i vrarë me kallashnikov në fshatin Bardhaj të Shkodrës mbrëmjen e djeshme.


    I riu u ekzekutua pas konfliktit me bashkëfshatarin Mark Kodra, 47 vjeç, i cili ka rënë në prangat e policisë.

    I riu sapo ishte kthyer nga shtëpia e të motrës dhe autori, Mark Kodra, 47 vjeç, bashkëfshatar i tij, i zuri pritë dhe e ka qëlluar me kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kalçetos sportive të fshatit Bardhaj, në një orar ku rrugët kanë qenë të boshatisura.

    Shkaku i vrasjes lidhet me ngacmimet e vazhdueshme që viktima iu bënte vajzave të tij. Episodi i fundit sipas autorit ka ndodhur në momentin e vrasjes, ku viktima i ka kaluar me motor përpara shtëpisë duke bërë zhurmë.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!