Identifikohen 2 personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Qarr. Ata janë çifti i bashkëshortëve Nue dhe Pashkë Preçi. Mësohet se ata po udhëtonin tek vajza e saj që jeton në fshatin Qarr.
Mjeti tip “Toyota” me të cilin çifti udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës, nga ky Policia dhe zjarrfikësit nxorën më pas trupat e pajetë të tyre.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e rëndë, ndërkohë që hetimet vijojnë ende nga ana e Policisë.
Njoftimi i Policisë i dhënë sot për aksidentin: Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.