Sipas Policisë Greke, autori i dyshuar i përdhunimit të një pastrueseje 50-vjeçar në një apartament në Kato Petralona , të Shtunën, është identifikuar.
Policia mësohet se është vënë në ndjekje të të dyshuarit i cili përdhunoi 50-vjeçaren me origjinë nga Shqipëria.
Kujtojmë se gruaja 50-vjeçare denoncoi tek autoritetet greke se ndërsa po pastronte në një apartament, në rrugën Symmachidon, papritmas një burrë e kapi dhe e futi me forcë në banesën e tij ku e përdhunoi për orë të tëra.
Gruaja u dërgua në spital për ndihmën e pare, ndërsa në zonë shumë gra dolën në protestë në mbështetje të 50-vjeçares.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.