×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Identifikohet i riu që u vra në Vlorë me plumb në kokë

    Reporteri
    21 Gusht 2021 | 12:15

    Identifikohet i riu që u vra në Babicë të Vlorës. 


    Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb në kokë dhe është gjetur i pajetë në makinën me të cilën udhëtonte, tip “Fiat Punto” me targa “TR 3784 R”. Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e quajtur “Qafa e Topit” në afërsi të fshatit Babicë në një rrugë dytësore.

    Sipas të dhënave paraprake kanë qenë kalimtarët të cilët e kanë parë të gjakosur në makinë të riun dhe më pas kanë njoftuar policinë rreth orës 07:35.

    Makina që përdorte viktima rezulton në pronësi të një vajze nga Tirana. I riu është ekzekutuar me një plumb në kokë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!