×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Identifikohet nga policia njëri nga personat që sulmuan avokatin e Sali Berishës

    Reporteri
    29 Maj 2024 | 14:02

    Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

    Top Channel raporton se kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë.

    Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur. Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.

    Momentalisht po bëhen kontrolle në Tiranë me qëllim vënien e të identifikuarve në pranga.

    Në lidhje me gjendjen e tij, avokatit i është ripërsëritur skaneri për të parë gjendje e hematomave. Ai po mbahet në observim në reanimacion.

    Bluzat e bardha thonë se duhet të presin 48 orë për të parë si do të reagojnë parametrat shëndetësore të avokatit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!