Situata me zjarret në Shqipëri po vazhdon të jetë e rënduar, ku vatrave të zjarrit i është shtuar edhe ajo në Mamurras.
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një video të zjarrit në këtë pjesë të vendit, ku shihet se është aktivizuar një vatër zjarri e përmasave të mëdha.
Në video gjithashtu dëgjohen banorët e frikësuar teksa bëjnë thirrje që të ikin nga makinat që janë afër zjarrit dhe të ikin nga aty.
Në video dëgjohet një person teksa thotë se “banorët kanë ngelur mes flakëve”.
Sipas Sali Berishës shteti nuk po ndihmon në shuarjen e zjarrit.
“Situate dramatike ne Mahmurras. Asnje ndihme nga narkoshteti!”, ka shkruar ai në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.