Finalizimin e marrëveshjes mes PD e PL për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, në Shqipëri, Sali Berisha dhe Ilir Meta e firmosën mesditën e sotme.
Por para se të hidhnin firmat, dy aleatët opozitarë, Berisha e Meta zhvilluan një takim ‘kokë më kokë’, e më pas do zyrtarizojnë marrëveshjen e tyre.
I pari që ka mbërritur në ambientet ku do të firmoset kjo marrëveshje ka qenë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e më tej ish kryeministri Sali Berisha.
“Procesi i ekzekutimit politik të personit më negativ që ka patur Tirana ndonjëherë në qeverisje” -u shpreh Berisha në një prononcim të shkurtër për mediat.
Meta ka mbështetur primaret e PD dhe ka kërkuar të ketë mbështetje për referendumet, ndërsa i ka dërguar një dokumet Berishës lidhur me parimet, pak para se të nënshkruhet marrëveshja.
Siç u mësua dje, Meta ka vendosur të marrë pjesë në primaret e ogranizuara nga PD. Meta foli edhe për një ‘super-politikan’ që të jetë në krye të këshillit bashkiak, nëse fitohen zgjedhjet vendore.
Mediat shqiptare raportojnë se Meta i ka kërkuar Berishës vetëm postin e këshillit bashkiak dhe Berisha ka qenë dakort që kreu i këshillit t’i tkojë Partisë së Lirisë. Emri, mund të jetë vetë Ilir Meta.
Ndryshe, kreu aktual i PD-së, Sali Berisha, në korrik të këtij viti ishte sanksionuar si non-grata nga SHBA-ja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.