Presidenti Ilir Meta ka uruar në një mënyrë të veçantë Ditën e Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Meta shfaqet me nipin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Të dashur miq,Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!” shkruan kreu i shtetit.
Më herët një urim për 28 Nëntorin përcolli edhe kryeministri Edi Rama. sakaq, shqiptarët festojnë këtë të diel 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.