Këtë vit, Bajrami nuk do të falet në sheshin “Skënderbej”, ashtu sikur ishte shndërruar në traditë.
Lajmin e ka konfirmuar Hoxhë Ahmed Kalaja, i cili përmes një postimi në “Facebook” bën me dije se secili besimtar do ta falë Bajramin në xhami.
I gjithë ky ndryshim ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.
Postimi i plotë:
“Bajrami do te falet ne oren 06:00
Ne te gjitha shtepiat e Allahut qe quhen Xhamia.
Mos perhap panik, mbill shprese edhe gezim!
Sonte pas namazit faljes se jacise darkes do te jene edhe fishekzjarret e festes!
Gezuar Per Shume Vjet!”, shkruan Hoxhë Ahmed Kalaja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.