×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Infektohen edhe 13 persona të tjerë me coronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 23:52

    13 raste të reja janë infektuar me CoVid-19 në të gjithë Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit.


    Lajmi u bë i ditur nga ministria e Shëndetësië ku njoftuan se harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste të reja në Tiranë, 5 në Shkodër dhe 2 në Durrës.

    Në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19.

    Deri në këto momente janë testuar 3877 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 446 raste.

    Kujtojmë se betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 217.

    Në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

    Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.

    Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste. Pjesa më e madhe e rasteve të identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

    – Tiranë 215 raste

    – Durrës 41 raste

    – Lushnje 6 raste

    – Elbasan 15 raste

    – Fier 32 raste

    – Kavajë 8 raste

    – Rrogozhinë 4 raste

    – Korçë 17 raste

    – Vlorë 5 raste

    – Shkodër 57 raste

    – Lezhë 14 raste

    – Berat 2 rast

    – Has 12 raste

    – Krujë 6 raste

    -Tropojë 4 raste

    – Pukë 5 raste

    – Mirditë 3 raste

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

    Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!