Infektohet me COVID-19 kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Lajmin e ka konfirmuar vetë Leli përmes një postimi në Facebook, ku shprehet se për shkak të ditëve që duhet të qëndrojë i izoluar prej Covidit, nuk mund të jetë i pranishëm në festën e Kuçit.
Themelues i kësaj feste, kryebashkiaku thotë se ishte vëllai i tij, Edi i cili ndërroi jetë në 13 tetor të vitit 2019. Dritan Leli thotë se Edi ishte energjia e çdo feste dhe të gjitha takimeve.
“Është hera e parë që Festës së Kuçit, takimit të përvitshëm të brezave, i mungon Edi. I mungon fizikisht sepse, për të gjithë, është si të ishte aty. Janë mbledhur sot pa Edin, por janë mbledhur për Edin, për shpirtin dhe themeluesin e këtyre takimeve që vitet e kthyen në traditë. Edi ishte energjia e çdo feste, kudo ku ishte i pranishëm. Tani, të gjitha takimeve, u mungon pjesa më e mirë, entuziazmi i pakursyer dhe bujaria e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.