U njoftua për një rast të ri një Lushnje gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 6 numrin total të të prekurve në këtë qytet.
Abcnews mëson se bëhet fjalë për një biznesmen të fuqishëm në këtë qytet, i cili është konstatuar sëfundmi me koronavirus.
Ky i fundit ka në pronësi një fabrikë të përpunimit të produkteve ushqimore, ku njëra prej tyre ka qenë hapur të paktën deri dje.
Biznesmeni jetonte në shtëpi me nëntë pjestarë të tjerë të familjes, të cilëve iu është marrë tamponi gjatë ditës së djeshme.
Nuk dihet ende se ku është infektuar biznesmeni në fjalë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.