×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Infermieri shqiptar vjedh në bankomatin e 66-vjeçarit që vdiq nga Covid-19

    Reporteri
    07 Gusht 2020 | 12:09

    Një infermier 41 vjeçar me origjinë shqiptare dhe banues në Boltiere (Bergamo) ka vjedhur në bankomatin e një 66-vjeçari të sëmurë nga Covid.


    Në bashkëpunim me të fejuarën e tij 21 vjeçe, ai ka zbrazur llogarinë e të moshuarit duke marr në pak javë rreth 6 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në një provincë ne Bergamo, sikurse shkruan Tgcom.it.

    Infermieri dhe shoqja e tij janë denoncuar. Sikurse referon primatreviglio.it, ngjarjet nisin më 13 Mars kur 66 vjeçari nga Cividate al Piano (Bergamo), shkon në ndihmën e shpejtë me simptomat e Covid. Këtu infermieri i ka marr portofolin. Më 18 Mars i moshuari u transferua në terapinë intensive dhe më 14 Prill ai vdiq.

    Brenda pak kohësh 41 vjeçari dhe e fejuara e tij përdorin llogarinë e të moshuarit dhe kryejnë blerje. Familjarët e 66 -vjeçarit kuptojnë këto lëvizje të dyshimta dhe paraqiten në komandën e policisë lokale. Në përfundim të hetimeve policia lokale mbërrin në banesën e dy të dyshuarve. 21-vjeçarja ishte e pranishme, ndërsa 41-vjeçari tentoi të largohej, por u ndalua.

    “Një ngjarje e shëmtuar në një moment tragjik, një abuzim i kryer përballë një viktime”, ka thënë komandanti i policisë lokale të Arcangelo Di Nardo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!