×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Inxhinieri jep alarmin për pallatin 12 katësh në Durrës: Dëmtime në strukturë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 18:14

    Një kompleks 12 katësh në Durrës, rrezikon të shembet pasi ka marrë dëmtime në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit. Alarmin e ka dhënë Inxhinieri i ndërtimit Profesor Arben Meçe pasi inspektoi ndërtesën.


    Ky pallat 12-katësh në lagjen 17 të Durrësi rrezikon të shembet për shkak të dëmtimeve në strukturë që ka marrë nga tërmeti i 26 nëntorit.

    “Kjo lloj plasaritje, ky dëm në kolonën e betonit tregon që këtu kemi dëmtime në strukturë. Është rasti i parë që unë po konstatoj në Durrës me dëmtime në strukturë”, ka deklaruar ai.

    Inxhinieri i ndërtimit Profesor Arben Meçe dha alarmin pasi inspektoi këtë të dielë objektin e ndërtuar vetëm pak vite më parë dhe ku banojnë 285 familje të cilat tashmë kanë mbetur në ankth.

    “Unë po jap alarmin për të gjithë qytetarët e Durrësit, të kontrollojnë strukturën në këtë nivel ta kontrollojnë. Nëse konstatojnë plasaritje të kësaj natyre mbi beton, duhet të lajmërojnë fazën e dytë ekspertët profesiona”, deklaron ai.

    Por meqenëse fjalën e fundit shembjen e këtij kompleksi do ta thonë grupet e e ekspertëve të angazhuar nga Qeveria, Meçe thotë se inspektimi duhet bërë sa më parë, për të shmangur çdo rrezik tjetër të mundshëm.

    “Çdo të thotë dëm në strukturë? Do të thotë që ky riskon qëndrueshmërinë e vetë, ky objekt. Nuk do të thotë që ky është në rrezik rrëzimi, por në këtë objekt në mënyrë të posaçme që sot duhet të vijnë grupet dhe të futin në modelim qëndrueshmërinë e këtij objekti”, ka pohuar ai.

    Ndërkohë banorët që investimet e jetës i kanë hedhur në këtë kompleks denoncojnë se investitorët të cilëve u kanë blerë shtëpitë janë zhdukur dhe nuk janë interesuar për këtë situatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!