×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Irani kërcënon Shqipërinë, lideri suprem thotë se është vend djallëzor që bashkëpunon me Amerikën

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 17:04

    Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei mbajti një fjalim të gjatë pas sulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak. Krahas akuzave ndaj Amerikës, duket Se Khamenei t’i jetë referuar edhe Shqipërisë duke e “nxirë” vendin tonë në sytë e iranianëve.


    Abcneës raporton se ai foli për një vend shumë te vogël, por shumë i keq europian, ku amerikanët bashkepunojnë me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike.

    Khamenei është duke folur në gjuhën farsi, ndërsa fjalimi u përkthye në simultanisht në gjuhën angleze teksa transmetohej live nga “Al Jazeera”.

    Me termin tradhtar, Khamenei i referohet xhihadistëve të MEK, ndërsa Shqipëria është vendi i vetëm europian, në të cilin ata janë strehuar.

    Nga fjalimi duket se Khamenei i referohet pikërisht Shqipërisë edhe pse nuk e përmend me emër.

    “Është një vend shumë i vogël por shumë i keq europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike. Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar.
    Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe opër të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë”, ka thënë Khamenei.

    Tensionet midis Amerikës dhe Iranit janë acaruar së tepërmi pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, nga ushtria amerikane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!