×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ish-deputetja e Kosovës apel politikës shqiptare: Reflektoni, mos cenoni imazhin e vendit

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 22:42

    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani, aktualisht këshilltare në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndërsa ka komentuar situatën aktuale në Shqipëri, thotë se ky shtet është futur në një krizë të madhe politike, krizë e cila po afishohet përmes një alarmi të SHBA-së, por edhe vendeve tjera për kujdesin që duhet të kenë shtetasit e tyre.


    Alarmin nga SHBA, Selmani e sheh imazh të rëndë për Shqipërinë, ndërsa i bën apel politikës shqiptare të reflektojë dhe të mos cenojë imazhin e vendit dhe dinjitetin e qytetarëve të saj brenda dhe jashtë.

    Postimi i plotë i Selmanit:

    Politika në tension të lartë, nuk i nevojitet shqiptarëve.

    Shqipëria është future në një krizë të madhe politike, krizë e cila e cila po afishoshet përmes një alarmi të SHBA por edhe vendeve tjera për kujdesin që duhet të kenë shtetasit e tyre në Shqipëri.

    Ai i duhet kjo Shqipëris por edhe Kosovës e cila është në një moment delikat kur cdo ditë ka pretendimi të cenimit të sovranitetit të saj.

    Është një imazh i rëndë për Shqipërin kur përfaqësues të prezencave diplomatike në Tiranë u drejtohen shtetasve të tyre me apelin ti shmangen çdo zone ku ka shenja dhune në prag të zgjedhjeve. Shqipërisë më së paku i nevojitet kjo.

    Aq më pak kur sezona e verës ka filluar dhe pa dyshim që goditjen më të madhe do ta pësojë resursi kryesor i të hyrave ai i turizmit.

    Në vend që të mbahet një tryezë rreth daljes nga kriza dhe nga shmangia nga veprimet e dhunshme realisht partitë shqiptare tash e sa kohë janë shëndruar në Shoqata gjuetarësh, kush kë po qëllon i parti.

    Tiranës zyrtare i duhet një politikë nacionale stabile dhe që palët e përfshira në krizë ti vendosin interesat e vendit mbi ato të subjekteve partiake.

    Mos të na vije pastaj befasi që në procesin e integrimit evropian, të ketë ndonjë shkëputje të vendit nga vendet e tjera lidhur me momentin e çeljes së negociatave.

    Shqipërisë i duhet një platformë përmes së cilës do ti vihej kapaku krizës politike dhe ti jepet fund shprehjeve luftë nxitëse e përçarëse. Nuk i duhet kjo shqiptarëve.

    Duhet të reflektojë politika dhe të mos cenojë imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e qytetarëve të saj brenda dhe jashtë vendit.

    Si qytetare e Kosovës më së paku e dëshirojmë një gjë të tillë. Kjo do ishte dëshira më e madhe siç edhe ka qenë gjithmonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!