×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ish-ministri Manjani: “Mini-shengeni” është një “mini-faqe e zezë”

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 22:57

    Ish-minisitri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ylli Manjani, ka folur për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shqipëri.


    Manjani në emisionin “A Show” në T7, ka thënë se e ka komentuar “mini-shengenin” si një “mini-faqe e zezë” e Shqipërisë që po mban një takim me presidentin e Serbisë pa Kosovën.

    “Unë jam për të nxitur bashkëpunimin dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo që po ndodh, kjo është një minifaqe e zezë e Republikës së Shqipërisë, sepse kjo nuk duhej të ndodhte pa qenë Kosova pjesë e asaj tryeze”, është shprehur Manjani.

    Ai gjithashtu tha se për mosprezencën e Kosovës në atë tryezë nuk ka asnjë justifikim.

    “Këtu nuk ka asnjë justifikim për mosprezencën e Kosovës në atë tryezë”, shtoi Manjani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!