×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ish-ministri shqiptar: Aeroportin e Rinasit ta quajmë Lepa Brena

    Reporteri
    10 Gusht 2021 | 15:12

    Ftesa për të performuar në festën e Birrës në Korçë të këngëtarit serb Goran Bregovic ka sjellë shumë polemika.


    Nisur nga raportet e afërta të Kryeministrit Rama me Presidentin serb Vuçiç si dhe një eufori që ka pushtuar përkrahësit e Ramës ndaj muzikës dhe artistëve serbë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka vendosur të ironizojë keq ata, ku përmes një statusi në Facebook shkruan se Aeroporti i Rinasit të merrte emrin e këngëtares serbe Lepa Brena.

    Ylli Manjani ka qenë Ministër i Drejtësisë në Qeverinë Rama 2 si pjesë e koalicionit me LSI-në. I njohur qysh atëherë për kundërshtimet e vazhdueshme me Kryeministrin Rama tashmë duket i spostuar nga protagonizmi politik por jo edhe ai mediatik.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!