Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodhej me pushime me familjen.
Sipas policisë atje, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.
Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, raporton Top Channel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.