×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Italia ‘bombardohet’ nga breshëri gjigant, lëndohen katër persona e shkatërrohen vetura në autostradë

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 15:53

    Italia është goditur nga breshëri gjigand, i cili ka sjellë dëme të shumta në disa qytete dhe përgjatë autostradës midis Piacenza dhe Parmës, në Italinë veriore.


    Pamjet e breshërit gjigand kanë bërë xhiron e rrjetit. Në videot që ilustrohen në vijim tregohen momentet e frikshme të fenomenit natyror i cili ka sjellë edhe dëme të mëdha materiale, por edhe persona të lënduar në mbarë vendin.

     

    Një pronar dyqani 78-vjeçar u plagos në komunën Luzzara të Reggio Emilia, pasi moti i tmerrshëm shkaktoi që dritarja e dyqanit të tij të binte mbi të.

    Raportohet se burri është shtruar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Ndërkohë, tre persona të tjerë u plagosën gjithashtu në Modena, pasi furgoni i tyre u godit nga një prej shumë pemëve që binin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!