×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Italia ndihmon Shqipërinë për rindërtim pas tërmetit me 95 milionë euro

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 21:09

    Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ambasadori italiane Fabrizio Bucci firmosën sot marrëveshjen ku detajohet shpërndarja e fondit prej 95 milionë euro që Itali i dha Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.


    Rindërtimi i godinave publike, infrastruktura e energjisë, peshkimi dhe emergjencat civile janë sektorët kryesore ku do të përqendrohen këto fonde, prej të cilave 5 milionë euro janë grant nga qeveria italiane dhe 90 milionë euro do jenë në formën e një kredie të butë.

    Gjatë fjalës së tij ministri Ahmetaj specifikoi se si do të behej detajimi i këtij fondit  nga qeveria italiane.

    Falenderojmë kontributin e Italisë prej 95 milionë euro, ku 5 milionë euro janë në formë granti. Nga këto 3 milionë euro do të shkojnë  për rindërtimin e ndërtesave publike në një nga zonat e reja për zhvillim në Tiranë, 1 milionë euro për shkollën profesionale në trajnimin e zanateve të detit dhe 1 milionë euro për infrastrukturën energjetike dhe mbrojtjen civile. Kontributi në formë kredie të butë prej 902 milionë euro me interesa modeste, do të ndahet në 35 milionë euro për infrastrukturën energjetikë, ku do të përfshihet dhe linja energjetike me Malin e Zi dhe linja detare energjetike me Italinë. 30 milionë euro do të shkojnë për sektorin e mbrojtjes civile dhe krijimin e një flote të re të mjeteve të emergjencës, ndërsa 25 milionë euro për forcimin e infrastrukturës së peshkimit”, tha Ahmetaj.

    Nga ana tjetër ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci  tha se dy vendet kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe se i janë gjendur gjithmonë njëra-tjetrës në vështirësi.

    Kjo dëshmon marrëdhëniet e veçanta që ekzistojnë mes dy vendeve qe janë më shumë se vendet mike, janë vëllezër pasi Itali dhe Shqipëria janë gjetur njëra-tjetrës në momente të vështira. Shuma e 95 milionë euro është e ndarë në 5 milionë euro grante dhe 90 milionë euro në formë kredie të butë   që do të lëvrohen në sektorët kyç të ekonomisë”, tha Bucci./ Opinion.al /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!