×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Italiani 71 vjeçar gjendet i vdekur në hotelin shqiptar

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 8:47

    Një italian 71 vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në dhomën e një hoteli në Kamzë. Viktima është me inicialet A.S. Konstatimi është bërë nga shërbimi i hotelit.

    Policia thekson se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Sipas mediave në Shqipëri, paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!